.
×

Sikurse Konsett, edhe Apostolova injoron Kurtin në zyrën e tij



Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka vizituar gjatë ditës së djeshme zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku e ka takuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, por ajo çfarë ka rënë në sy është injorimi që Shefja e Zyrës së BE’së që ka bërë flamurit shqiptarë.

Apostolova ka vizituar gjatë ditës së djeshme zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, por ajo që është vërejtur, ka qenë mos prania e flamurit shqiptarë të cilin lideri i VV’së e mbanë në zyre dhe zakonisht aty edhe i pret dhe përcjell mysafirët.

Apostolova është zyrtarja e tretë e rëndësishme në Kosovë që injoron flamurin shqiptar, duke mos pranuar që fotografia me Kurtin dhe anëtarët e tjerë të VV’së të jetë i pranishëm flamuri që përfaqëson një shtet tjetër nga ai i Kosovës.

Ditë me parë të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy ambasadorët me të fuqishëm që veprojnë në Kosovë. Ambasadori Amerikan dhe ai Gjerman të cilët ishin fotografuar jashtë zyrave të VV’së pa flamurin shqiptarë në prapavi.

Ndryshe nga gjithë takimet tjera të Kurtit, ku mysafirët fotografoheshin në prapavijë me flamurin kuq e zi, edhe nga takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, në faqen zyrtare të VV’së njoftimi për këtë takim është shoqëruar vetëm me një fotografi të realizuar poshtë shkallëve hyrëse të selisë qendrore të Vetëvendosjes. Në fotografi Kurti shihet vetëm teksa e përcjell Ambasadorin Gjerman, pas takimit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ambasadorin Amerikan, Kosnett,  Kurti është detyruar që fotografin ta realizoj poshtë shkallëve të zyrës së VV’së.

Për një liderë që aspiron të jetë Kryeministër i Kosovës, injorimi i flamurit që identifikon shtetin që përfaqëson, Kosovën, siç duket është e pa pranueshëm për zyrtarët me të fuqishëm në Kosovë.