Një i burgosur ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Sipas disa zyrtarëve e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, i burgosuri, i identifikuar si Naser Makolli, ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Autoritetet ende nuk janë deklaruar rreth pretendimeve të VV’së.
Burimet e Express, nga burgu ku mbahej Makolli, thonë se prej dhjetorit të vitit të kaluar, i ndjeri ka vuajtur nga një sëmundje.
“Ka qenë sëmurë diçka”, ka thënë një burim i gazetës, duke sugjeruar se vdekja e Makollit ka ndodhur natyrshëm.
Express është munduar të marrë më shumë informata nga autoritetet përkatëse, por deri më tani nuk ka arritur të verifikojë pretendimet e anëtarëve të VV’së, e as të mësojë arsyen e vdekjes së Makollit.