.
×

Si u bastis Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës nga SHIK-u i Fatos Klosit, 5 ditë para se të vritej ministri Ahmet Krasniqi    



Ky material është siguruar nga Botapress prej Arkivës së Ministrisë së Mbrojtes së Republikës së Kosovës. Ky material botohet për herë të parë në një medium shqiptar, në Botapress. 

 

Botapress, 26 prill

 

 

Ishte 16 shtator i viit  1998. Kishte kaluar ora 22.30. Shumica e ushtarakëve përgaditeshin për pushimin e natës. Në largësi si zakonisht ndëgjoheshin krisma automatiku. Ato vinin nga pjesë të ndryshme të qytetit. Dikush filloi të trokasë me forcë në derën e oborrit.

– Policia shqiptare, hapni derën, dëgjohej urdhëri nga ana tjetër e derës!

Toni i cili në ato çaste ishte duke u ngjitur shkallëve për të shkuar në katin e parë, kur ndëgjoi zhurmën dhe urdhërin e policisë, u kthye prapa dhe doli për të hapur derën e oborrit. Nga pragu i shtëpisë vërejti dhjetëra njërëz të maskuar e të armatosur që kishin hypur mbi mure. Tytat e pushkëve i kishin drejtuar nga ai. Kur ai hapi dërën, dy policë të gjatë dhe të fuqishëm e vunë atë për toke duke e mbajtur me forcë nga të dy duart.

– Keni armë këtu ore shkërdhatë kosove, e pyeti atë njëri nga policët e maskuar?

– Po, …jo, u pëgjegj Toni duke u hamendur dhe duke mos ditur se çfarë duhej të thoshte. Nuk e di unë, duhet të pyesni të tjerët!

Në mjedisin e mbi 30 policëve ishin edhe disa persona të pamaskuar e që ishin të veshur me kostume. Ishin po ata persona që ditëve të fundit vëreheshin shumë shpesh nëpër kafenetë e kësaj lagjeje. Shumë shpejt shumica e tyre u fut në objekt. Njëri që dukej se ishte shefi i tyre, kërkoi të bisedojë me përgjegjësin e objektit. Drejtori dhe disa punëtorë të Drejtorisë Informative ndodheshin në kuzhinë, ku edhe u fut një numur i madh policësh. Serembi pas pyetjes së policisë se kush ishte përgjegjësi i objektit, pa dashje bëri me dorë në drejtim të drejtorit, të cilit më pasë iu vërsulën policët e maskuar.

– Keni armë ju këtu, e pyeti atë një nga të maskuarit?

– Po, u përgjegj ai shkurt duke i shkuar buza në gaz.

– Edhe qeshesh kokëderr, iu vërsul një polic duke ngritur lart kundakun e pushkës dhe duke u përgatitur që ta godaste.

Në atë moment, në kuzhinë hyri një polic tjetër i veshur me kostum. Nuk ishte shumë i gjatë, por ishte i plotë. Ishte rreth 50 vjeç dhe kishte flokë kaçurrela. Ishte shefi i brigadës së anti-krimit për Tiranën.

– Këta paskan me të vertetë armë, iu drejtua atij polici i maskuar, duke lëshuar ngadalë pushkën që e kishte përgatitur të godiste kosovarin.

– Ore zotëri, nuk kemi armë, por unë këtu kam një armë të vetme të cilën e kemi për të siguruar objektin, reagoi drejtori.

– Vetëm një thua?! Po edhe ajo nuk u duhet. E dini ju se është e ndaluar mbajtja e armëve pa leje në Shqipëri? Me ligj vetëm deputetët e Parlamentit dhe forcat e rendit kanë të drejtë të kenë armë.

– Po e di, por e di gjthashtu se këtu në Shqipëri çdo shtëpi ka të paktën një pushkë automatike, kallashnikov.

– Ore, mend më shet zotërote? Mendon se kam ardhur këtu që të pyes për mendim tënd për Shqipërinë? Më jep pra armën, urdhëroi më në fund ai duke ua bërë me kokë dy policëve të maskuar që ta kapin drejtorin.

Drejtori i shoqëruar prej të dy policëve u fut në zyrë dhe prapa perdes së dritares mori pushkën automatike. U kthye prapa në drejtim të derës, nxori një çelës për të hapur një dollap ku kishte mbyllur karikatorin me 30 fyshekë. Që të dyja ua dorëzoi policëve.

 

Policët tashmë ishin përhapur nëpër tërë objektin

 

Ata kërkonin që të gjithë ushtarakët kosovarë të zbrisnin në përdhese, në kuzhinë. Të gjithë kontrolloheshin për armë. Drejtori, gjysmë fshehurazi, shfrytëzoj rastin dhe mori telefonin. Telefonoi në zyrën e kryeministrit kosovar, por askush nuk përgjigjej në telefon. Më pas morri në telefon Përfaqësinë e Republikës së Kosovë në Tiranë. Ishte Bujari që u përgjegj. Edhe ai ishte ushtarak dhe kishte disa vite me radhë që punonte në recepsionin e Përfaqësisë. Ndërsa drejtori i tregonte atij për kontrollin, dikush nga policët e pa dhe me thikë këputi telin për të pamundësuar vazhdimin e bisedës.

– Kryesorja është që dikush u njoftua dhe ka shpresë që të reagojnë pa u bërë vonë, tha drejtori vetë me vete.

Policët u ndanë në grupe dhe filluan të bastisin tërë shtëpinë. Diku rreth 7-8 policë të maskuar së bashku me shefin e tyre kontrollonin dhomën ku ishte dokumentacioni dhe kompjuterat e Drejtorjsë Informative. Sipas pyetjeve që ata bënin shihej se në bazë të informatave që kishin, mendonion që kjo ishte një zyrë e policisë sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe se aty bëheshin përgatitje për rrëzimin e Partisë Socialiste nga pushteti.

Atë paradite ishte bërë edhe ndërrimi i zyrës së ministrit Krasniqi. Jo vetëm ushtarakët që ishin të vendosur në atë objekt, por as punonjësit e Drejtorisë Informative nuk e dinin arsyen e këtij ndërimi. Nuk flitej se kush kishte dhënë urdhër që zyra e ministrit të transferohej nga afërsia a rrugës së Elbasanit ku ndodhej më parë, për tu vendosur këtu në objektin e Drejtorisë Informative. Zyra e minstrit Krasniqi në objektin e Shabit, te rruga e Elbasanit ishte shumë më e sigurtë, sepse nga objekti dukej e tërë rruga, që nga rruga kryesore në afërsi të kafenesë Monako e deri te dera e oborrit. Atje gjithashtu kishte edhe dy kamera me anë të të cilave përcillej çdo lëvizje në të dy anët e objektit. Këto kamera mbetën atje ku ishin. Kjo gjë pamundësonte kontrollimin e rrugës Hysen Dalliu dhe përsonat që i afroheshin objektit të Drejtorisë Informative. Materiali u bart me një kamionetë dhe sipas asaj që flisnin policët shqiptarë dikush kishte informuar Ministrinë e Rendit se FARK-u ishte furnizuar me një kamionetë armë, me të cilat do të ndihmojnë Berishën që rikthehet në pushtet.

Policët nuk lanë asnjë pjesë të shtëpisë pa kontrolluar. Ata ndaleshin dhe me një kujdes të veçantë kontollonin të gjitha materialet që ishin në përgatitje për numurin e parë të Revistës Ushtarake.

Pasi policët përfunduan bastisjen, përsëri u bënë bashkë në kuzhinë të objektit, aty ku mbaheshin peng ushtarakët dhe punëtorët e Drejtorisë Informative. Njëri nga policët mbante në dorë edhe një granatë dore si dhe një revolver. Ato i kishin marrë në zyrën e e ministrit Krasniqi, pasi e kishin thyer derën e saj.

– Ti, ore, bërtiti Ndirçimi në drejtim të drejtorit! Më pate thënë se nuk ka armë të tjera në objekt, po këto çka janë?!

Ndriçimi ishte me trup i shkurtër, me flokë të thinjura dhe ishte përgjegjës i SHIK-ut për njërën nga zonat e Tiranës. Ai shumë herë ishte vrejtur duke shetitur apo ndenjur në ndonjë lokal të kësaj lagje, por askujt nuk i kishte shkuar mendja se mund të ishte një funsionar i SHIK-ut.

– Zotëri, ju kam thënë se nuk ka armë të tjera. Ato armë po thoni se i keni gjetur në zyrën e zotit Krasniqi. Unë atë kurrë nuk e kam pyetur se a ka apo nuk ka armë dhe çka mban në zyrën e tij. Po ju e keni pyetur ministrin tuaj të brendëshëm, se a mban armë në zyrë e tij?

Në kuzhinë u fut edhe pronari shtëpisë, Toska. Ai filloi të bërtasë dhe të qortojë kolegët policë, kinse nga paknaqësia që qenkan futur në shtëpinë e tij pa leje. Toska nuk ishte artist i mirë dhe nga dialogu që ai bënte me ta, shihej mirë se ata më parë ishin konsultuar midis tyre.

 

Policët vendosën që të mirrnin me vete të gjithë kosovarët, siç i quanin ata

 

Ata nuk morrën vetëm Isanë dhe drejtorin. Për ti mbajtur nën kontroll, me ata qëndroi atë natë Ndriçimi i cili i pyeste për shumë gjëra. Ai dëshironte të dinte sa më shumë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe organizimin e saj. Ushtarakët me sukses arrinin të devijonin bisedën dhe të bisedonin me të edhe për gjër të tjera.

Para se të largoheshin policët Ndriçimit i kishin dhënë një kopje nga intevista e Ahmet Krasniqit që përgatitej të botohej në numurin e parë të “Revistës Ushtarake”. Ai kinse nuk kuptonte ca gjëra dhe shpesh herë pyeste hërë njërin e hërë tjetrin për shpjegim më të detajuar. Intervisa ishta mjaft e gjtatë por ai nuk u lodh dhe e lexoi deri në fund.

 

Kosovarët trajtoheshin si të ishin hajna apo rrugaçë, e jo si pjestarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

 

Ndërkohë, policia shqiptare kishte mbushur makinat me ushtarakët dhe punonjësit e Drejtorisë Informative dhe i kishte nisur drejt e në komisariatin Nr.4. Kosovarët trajtoheshin si të ishin hajna apo rrugaçë, e jo si pjestarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Statusi i tyre atë natë nuk ishte i definuar dhe as policët që i dërguan atje nuk e dinin arsyen e vërtetë pse i kishin marrë. Me të arritur në stacionin e policisë, nën një kontroll të rreptë, i futën të gjithë në një dhomë të thatë dhe të madhe. Aty në vend të dritareve kishte vetëm grila. Dera në të dy anët e së cilës rrinte nga një polic,gjatë gjithë natës mbahej e hapur dhe ju fuste të ftohtit deri në palcë të burgosurve. Pasi ishin marrë sikur të ishin pengje, ata nuk patën mundësi e as kohë të vishnin diçka që do tu mundësonte të përballonin atë të ftohtë të shtatorit. Kot ata kërkonim ulëse, sepse policët i tallnin duke ju thënë se mos vallë dëshironin që të t’i dergonin në ndonjërin nga hotelet e Tiranës. Aty nga ora 03 e mëngjesit, një polic që ishte pak i moshuar, ju ofroj një lloj ulseje e cila nuk kishte mbështetëse, dhe kishte formën e “shkamit”. Nuk pati ndonjë marëveshje paraprake po në atë ulëse u ul kosovari më i moshuar. Pas një çasti ai u ngrit duke i lëshuar vendin një tjetri. Ndërroheshin kështu me radhë.

 

Nesër do të lexoni:Intervista e parë e ministrit Ahmet Krasniqi për “Revistën ushtarake” botim i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.