.
×

Si shkojnë shqiptarët me shefat? Ky sondazh na nxori të parët në Europë



Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës. Por duket se marrëdhëniet epror-vartës në Shqipëri nuk shkojnë dhe aq vaj.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve i quajnë marrëdhëniet epror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnë disi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension.

Të rinjtë janë shprehur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet midis eprorit dhe vartësit janë shumë të tensionuar, rreth 55% e moshës 18-24 vjeç. Ndërsa për grup–moshat e tjera përqindja ka qenë më e ulët.

Shqiptarët i kanë vlerësuar marrëdhëniet epror-vartës si më të tensionuarat në të gjithë Europën.

Në Europë përqindjen më të ulët të anketuarve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet si të tensionuara e ka Danimarka, me vetëm 4% të të pyeturve, së bashku me Finlandën dhe Suedinë me përkatësisht 11%. Ndërsa me përqindjen më të lartë janë vlerësuar Hungaria dhe Kroacia.