.
×

‘Si rrallë herë, serbët nuk devijojnë projektin në urën e Mitrovicës’



 

Ngritja e një muri në Veri të vendit, shqetësoi edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Të hënën dolën të inspektonin punimet që po bëheshin në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Kjo krejt ishte për arsyen për të parë nëse gjithçka po shkon sipas një marrëveshje politike të nënshkruar më 4 shkurt të vitit 2017.

Kqiku tregon që si rrallë herë serbët nuk kanë tentuar të bëjnë zhvendosje, apo mos respektim të marrëveshjes.

Por për të treguar se gjithçka është duke shkuar mbase asaj që është planifikuar qysh nga 2015 në marrëveshjen e Brukselit për revitalizim e urës për televizionin e ka konfirmuar edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në një përgjigje përmes postës elektronike zyra e BE’së se Dizajni në anën veriore të rreth rrotullimit në Mitrovicë është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë më 4 shkurt 2017 dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit prej 25 gushtit 2015.

Këto punime sipas shefes së BE’së në Kosovë sjellin  revitalizimin e plotë të urës së Mitrovicës e cila lidhë projektin edhe për lëvizjen e këmbësorëve në rrugën Kraj Petar, të gjitha punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji.

Gjatë ditës kanë reaguar edhe  Lëvizja për Bashkim. Sipas tyre Qeveria e Kosovës përpiqet ta zbusë këtë ngjarje duke insistuar se punimet atje janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.