.
×

Si pritet të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?



Vendi ynë edhe përgjatë dy ditëve në vijim mbetet kryesisht nën ndikimin e fushave me presion të lartë, e nga Mesdheu do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të rrisin ndjeshëm temperaturat maksimale mbi vlera mesatare, paralajmëron Prishtina Weather.

Por, shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “të enjten gjatë mbrëmjes pritet të kalojë një front i ftohtë nga Europa Qendrore, që të premten në mëngjes mund të sjellë kushte për reshje të dobëta shiu dhe një rënie të lehtë të temperaturave”.

“Në fundjavë më pas sërish pritet të rikthehen temperaturat e ngrohta, që parashihet të zgjasin edhe në fillim të javës së ardhshme”, njofton PW.

Parashikimi për datat 9-10 tetor:

9.10.2019 – Mot më i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 4-11m/s. Indeksi UV: 5.

10.10.2019 – Mot i ngrohtë, herë pas here me vransira dhe diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s. Indeksi UV: 3.