.
×

“Si nuse me tela!” Këngëtarit shqiptar i duhen 2 orë të bëjë grimin



Shpat Kasapi dhe Blerina Braka ishin sot të ftuarit specialë të emisionit “Rudina”, ku promovuan bashkëpunimin e tyre më të fundit!

Kënga e tyre titullohet “Dashni pa krahë” dhe flet për një mashkull të penduar që do të rikthehet me atë që dashuron.

Gjatë intervistës Blerina ndau disa sekrete nga xhirimet dhe nuk mund të mos përmendte diçka që i ka bërë shumë përshtypje, grimin e Shpat Kasapit.

Këtij të fundit i duhen 2 orë që të bëhet gati për klipin dhe kjo tërhoqi vëmendjen e këngëtares, e cila po e priste gjatë kësaj kohe.

“Shpati si nuse me tela”, preferoi ta quante Blerina Braka me shaka kolegun e saj.

Duke folur për këtë gjë, këngëtari tha se është i fiksuar pas pamjes fizike:

“Bëj shumë grim. Jam i fiksuar për videoklipet dhe siç bëjnë shumica”.

Këngëtari tha se në fund të fundit është videoklipi ai që mbetet ndaj duhet të kurojë pamjen e tij.