[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Si ndikon maska tek sytë dhe çfarë duhet bërë



Tanimë dihet se vendosja e maskave është një nga hapat më të rëndësishëm për t’u mbrojtur nga sëmundja infektuese COVID-19.

Mirëpo, shumë pak flitet për efektet anësore të mbajtjes së vazhdueshme të maskës. Përtej acarimit të fytyrës, skuqjes dhe krijimit te akneve, së fundmi është zbuluar se maska ndikon edhe tek sytë. Fenomeni i “syve të thatë” është vërejtur që nga fillimi i pandemisë.

Parehatia që shkakton maska detyron sytë të prodhojnë më shumë lot për t’u përballur me të. Një gjë e tillë më pas shkakton sy të acaruar, të skuqur apo kruarje. Faktorë të tjerë, që ndikojnë në këtë çrregullim janë edhe qëndrimi me orë të tëra para një televizori, kompjuteri, era apo ndonjë ndërhyrje tjetër.

Për ta shmangur një problem të tillë mundohuni që ta vendosni maskës poshtë syve për të parandaluar parehatinë që ajo shkakton./

Menu Title