.
×

Si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqin?



Sinan Kastrati: Copeza te shkeputura kujtimesh nga Ditari im ”Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët!” (Hajnrih Hajne). Pak fjale per familjen Muja-Krasniqi nga Zhilivoda Muja quhej plaku, i pari i kesaj familje qe me vone e gjitha e mori edhe emrin e tij si emër familjar.

Ai kishte pasë jetuar ne Gllavotin, fshat 4, 5 km. ne veri lindje te Zhilivodes, afer lumit Sitnice. Sipas asaj qe flitet nga pasardhesit e tij, Muja e kishte mbytë nje qaush te mbretit me 11 zapti pastaj bashke me familje kishte ikur nga Gllavotini ne fshatin me te larget, ne Zhilivode, rrëzë Qiqavicës.

Latifi ishte djali i Mujes dhe kishte tre djem.

Hiseni kishte qene djali me i madh i Latifit dhe i kishte pasur 6 djem: Bajramin, Muharremin, Ramadanin, Sherifin, Arifin dhe Hakifin. Mustafa, djali i dyte i Latifit, i kishte pasur 3 djem e 3 vajza: Azizin (Aziz Zhilivoden), Hajrizin (baben e Kolonel Ahmet Krasniqit) dhe Azemin, si dhe vajzat Hafizen, Hanen dhe Faten. Shabani ishte djali i trete qe kishte lene dy djem: Qerkinin dhe Qerimin.

Si e njoha Ahmet Krasniqin?

Takimin e pare me Ahmet Krasniqin e kam pasur në korrik të vitit 1982, ne oden e Qerim Shabanit ne Zhilivode.

Per here te pare me Ahmetin u takova te Qerimi, vjehrri im. Ishte nje dite e fundkorrikut te atij viti. Dielli percellonte. Qerimi kishte radhën e të fshimeve të grurit, ose Ditën e Lames a të Fshimet. Une, Shefqeti dhe Ahmeti i bajtem thaset me grure dhe e mbushem hambarin me drithë. Pasi hengrem darke, ”Darken e Lames”, ndejtem gjithe naten me Ahmetin dhe Shefqetin duke biseduar, vetem na tre.

Ahmeti atëherë ishte major dhe punonte si profesor ne Akademine Ushtarake ne Beograd, gjinia e Kembesorise. Ishte i gjate e i hollë dhe kishte nje trup atleti. Te habiste me gjuhen e pasur, te paster e figurative. Te linte gojehapur kur fliste. Nuk linte vend per dyshim. Ishte shume i thjeshte e teper i arsyeshem. Dallohej nga te tjeret per modesti ne te folur, ne ndeje e pune, ne sjellje e qendrime. Kishte deshire te takohej me te gjithe moshataret e vet te kohes së fëmijërisë e të rinisë së hershme.

Rruga e mergimit, rruge e pa kthim.

Shefqet Qerim Krasniqi nga Zhilivoda, vellai me i madh i gruas na percolli deri ne stacion te autobuseve ne Prishtine. Kur u ndame te gjithe qanim. Ai me beri shenje qe te largohem pak anash e me ze te ngadalte me tha: ”Ne Shkup keni me u takua me Ahmet Krasniqin”! Ahmeti kishte ikur nga armata ish jugosllave.

Bisedat me telefon nga Rovinji

Para se të vinte në Shqipëri (me 1998), Ahmeti jetonte ne Rovinj me familje, ne kushte shume te veshtira, ndonëse nuk ankohej. Punonte pune krahu, ne treg shiste peme, perime ne nje tezge te vogel. Ndodhte qe kur e thirrja në telefon, gruaja ose femijet i benin ze e ai vraponte me te shpejte qe te mos harxhoja më shumë! Pra, ishte maksimalisht i vëmendshëm. Me duket se edhe sot po i degjoj zhurmen e shkalleve qe zbriste, ose te ramet e makines se shkrimit ”Unis”, kur qëllonte duke shkruar.

Por, në vitet që pasuan, Ahmeti e shtoi aktivitetin e tij. Ahmet Krasniqi, si minister i pare luftes,1998. ne fund te Marsit 1998, me thirri nga Zvicrra. Ishte ne banesen e Ismet Lush Tahirajt nga fshati Beleg i Deqanit. Më pati thirr nga telefoni i tij e me tha: ”Dhanerr, pyete Milazim Krasniqin ne Prishtine, a e kam perkrahjen e LDK-se si Minister dhe thuaj Milazimit le t’i thotë Agim Krasniqit (nga Vll. Drenovci, ish kapiten i APJ-se) qe te vije deri ne Tirane e te flasim!”

Pastaj Milazimi më tregoi se me Kolonel Ahmet Krasniqin ishte takuar në Tiranë, ku kishte qenë në një tubim, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë. Më tregoi se kishin biseduar bukur gjate, por e theksoi se të dytë kishin qenë të rezervuar, por se i kishte premtuar Ahmetit që do ta njofotnte presidentin Rugova dhe do ta përcillte mesazhin për Agim Krasniqin, gjë që e kishte bërë.

”Marreveshja e Osllos” ?

Shume njohes, analiste, gazetare, ushtarake e ”eksperte”, kete takim e quajne si ”Marreveshja e Oslos”, cka nuk ka qene ashtu. Nuk ka pasur marreveshje e as kurrfarë dokumenti nuk eshte nenshkruar. Mbetet te shihet me vone kur te dalin edhe deshmite e te flasin edhe akteret e tjere. Por sipas Agim Mehmetit, Zv, Minister i Luftes dhe pjesmarres ne atë takim dy ditor, nuk ka pasur marreveshje me shkrim (libri: ”E Verteta per FARK-un”, fq. 104-115.). Ky togfjalesh, ”marreveshje” sikur eshte ngulitë ne mendjet e shume njerezve dhe vazhdimisht sa here qe flasin per atë takim, bisede, ndeje,  e quajne ”Marreveshja e Osllos”.

Ne nje leter te cilen ia shkruajta Agim Mehmetit, me 28. 03. 2015, kerkova nga ai pergjigje: ”A ka pas marreveshje ne Oslo ne muajin Maj 1998, ne takimin qe ke marr pjese ti, Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaqi e…”?

Pergigja e letres se Agim Mehmetit ishte kjo: ”Pra qellimimi takimit me Demaqin ka qene fuqizimi i punes tone ne vazhdimsine e perpjekjeve tona ne formimin, krijimin e FARK-ut dhe pastaj perpjekjet ma tutje per tu organizue dhe veprue per qlirimin e Kosoves. Takimi i Oslos une e perjetova si nje Takim te vullnetit te mire, pa kushtezime ku biseduam sikurse ceka ma pare, por Takimi, Biseda ne diten e trete une i perjetova edhe si nje maraveshje spontane gojore ne te cilen u murem vesh per disa gjera si psh. Ardhja e tyre ne Shtab ne Tirane; Perzgjedhja e shokve te tyre qe do te vinin ne Shtab;

Mos me pas ideologji; Pas hyrjes ne Kosove te riorganizohen njesite ne Kosove, te plotsohen me epror profesionist te lamive dhe gjinive te ndryshme; Gradimi te behet ne baze edhe te vullnetit dhe suksesit te njesive egzistuese, komandantet te caktohen edhe ne baze te njesive egzistuese.; Jemi mar vesh edhe per Fondet e gjera tjera te cilat i kam cekur ne liber”. Une perseri i shkruajta dhe kerkova sqarime shtese e ai perseri mu gjegj keshtu:

”Kemi bisedue per te gjitha gjerat me Demaqin rrethe situates ne Kosove, rrethe UCK-se, dy dite dhe nete dhe naten e trete eshte be nje rekapitullim i gjithe asaje cka kemi bisedue ne pika te shkurta dhe jemi marre vesh si te veprohet ma tutje ku kane marre pjese per pos Ahmet Krasniqit, Demaqi, Xh. Haliti, Shaban Muja dhe Fatmir Zyberaj. Nuk kemi bere Mareveshje me shkrim. Te fala nga A. Mehmeti”

Takimi i trete i dështuar me Ahmetin

U beme gati ta prisnim Ahmetin. Bleme ushqime, peme, perime e pije, bile u bëmë gati të bënim edhe flia. Por, nuk qe e thënë. Sa e mbaj mend, Ahmeti me ka thene se kishte probleme me pasaporta diplomatike… dhe nuk kane ardhur. Me gjate ai nuk me ka treguar e as une nuk e kam pyetur.

Ahmeti gjithashtu me pat thene: ”Dhenderr, nese njeh ndonje oficer shqiptar ne Suedi ose shtet tjeter, thirre dhe jepja adresen, nr. e tel. se ku te lajmerohet. Ne Suedi i kam thirr dy oficere: Sinan Rrahmanin qe banonte ne Falkenberg te Suedise, nje ish kapiten i cili kishte sherbyer ne Maqedoni ne APJ-ne dhe nje pilot, qe punonte si shofer autobusi ne Stokholm me mbiemrin Kastrati, (emrin ia kam harruar.)

Vrasja e Kolonelit, atentati ne Tirane.

Per vrasjen e kolonelit degjova nga Rame Ademi, nje fqinj imi nga Rugova e Pejes, pasi u ktheva nga nje kurs kompjuteri qe e vijoja ne Halmstad, qytetin ku jetoja.  Për vrasjen e tij nuk di më shumë nga ajo qe eshte publikuar …

Thirra Behxhetin ne Gjermani dhe i shpreha ngushllimet e mia. Thirra edhe Muhamet Shatrin, kryetar i komisionit per 3%, ne Skandinavi. Nga ai kerkova numrin e tel. te Ministrit te financave, Isa Mustafes. Ne numrin qe thirra ne Gjermani mu lajmerua Ministri i Drejtesise, Halit Muharremi me te cilin fola per Ahmetin. Deshiroja te dije sa me shume per ate qe kishte ndodhur ne Tirane.

Per mua edhe sot Bukoshi dhe ”qeveria” qe ai udhiqte ai eshte po aq e dyshimte sa edhe disa ”komandante” te uck-se dhe shteti shqiptar.

Si e njohin ushtaret shqiptare Ahmet Krasniqin?

Per Ahmetin me kishte folur nje kusheri i aferm, Fehmi (Haradin) Din Kastrati. Ai sherbimin ushtarak e ka kryer ne Zagreb me 1978/1979 kur Ahmeti sherbente si kapiten i klasit te pare. ”Isha shofer dhe vozisnja nje dajc. Njehere kur kishim ushtrime ushtarake, para kamionit tim me erdhi nje ushtarak i gjate, kapiten i klasit te pare. Ai i udhehiqte ato ushtrimeve dhe sa e di une ka zene vendin e pare ne ish Jugosllavi, si eprori me i zoti, vazhdoi Fehmiu. Pasi i raportova ushtarakisht, ai me pertshendeti dhe me foli shqip: ”Mire, bac, vazhdo!’- tha kapiteni dhe u ul ne kamionin tim, afer meje”.

Pastaj e kam takuar disa here ne piste, dhe ne fund tha Fehmi Kastrati. Ushtaret shqiptare e quanim Mic Sokol, ndersa te tjeret i thonin Gjems Bond. Ishte i gjate    dhe i holle. Pak zeshkan dhe me floke te zeza korb.

Per Ahmetin, si edhe për Azizin, Hajrizin, Qerimin: “Dashuria per atdheun eshte cdo gje”. Ndaj edhe këto fragmente ditari, janë vetëm një nderim i vogël për të. Sinan Kastrati, Suedi. Prill 2015