.
×

Si i vodhi Nexhat Çoçaj 12 mijë euro në emër të dëshmorit Remzi Ademaj!?  



Pasi ju po thirreni në drejtësi, e mirëpres atë ditë kur do të ballafaqohesh me padinë për rastin e vjedhjes së 12 mijë eurove nga fondet publike në emër të dëshmorit të kombit Remzi Ademaj.

Myrfet SHASIVARI- Botapress, Prizren

 

Anëtari i Zyrës për Informim të LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi iu ka kundërpërgjigjur drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt, duke sqaruar se nuk është anëtar i Komisionit për Arsim në LDK. Ai në përgjigjen drejtuar, pos Nexhat Çoçajt, edhe mediave, ka theksuar: “Nexhat Çoçaj e kuptoj frustrimin tuaj, por për hir të së vërtetës unë nuk jam pjesë e komisionit për Arsim në LDK. Por si do që të jetë nuk ka lidhje. E vërteta është e dhimbshme për ty e fatin tënd. Ju qëllimisht provoni të krijoni huti, që në njërën nga paditë ( se i ke të shumta ) e ngritura ndaj jush nga Vetëvendosje, “pretendoni” se faktet nga ajo janë të falsifikuara.! Nëse është kështu pse deri sot nuk keni ngritë as një padi private për “shpifje” ndaj kujt do, qoftë edhe ndaj meje ?!. Natyrisht, ju nuk guxoni ta bëni këtë nga turpi se mes hajnive tjera me tendere dhe punësime me mito në arsim, jeni kap duke vjedhë para në emër të dëshmorit të kombit Remzi Ademaj”. Sinqerisht mos kofsha në lëkurën tënde, sepse ke shumë padi dhe shumë ballafaqime me drejtësinë, për të gjitha po gjen rrugë për tu arsyetuar, por sa i përket kësaj të zhvatjes së 12 mijë eurove nëpërmes llogarive bankare në emër të dëshmorit Remzi Ademaj, vërtetë këtë nuk po mund të përballosh dot”. Pasi ju po thirreni në drejtësi, e mirëpres atë ditë kur do të ballafaqohesh me padinë për rastin e vjedhjes së 12 mijë eurove nga fondet publike në emër të dëshmorit të kombit Remzi Ademaj. Por sigurisht pasi t’i kryeni proceset tjera gjyqësore me të cilat veç jeni në vijimësi. Bile një rast ishte e çuditshme se sa dhimbshëm keni kërkua shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të një seance në Asamblen Komunale në Prizren. A po ju kujtohet për cilën seancë bëhet fjalë, se vërtetë keni shumë ballafaqime gjyqësore”. “Nexhat Çoçaj, për të gjitha të bëmat e mia jam krenar dhe jam i gatshëm publikisht të ballafaqohem me ty dhe me cilin do hajn tjetër që vjedhë taksat e mia. Nëse mendon se jam shpifës drejtohu organeve të drejtësisë në të cilat ishe deklaruar çuditërisht se ju beson. Këtë reagim e bëra për hire të së vërtetës e për asgjë tjetër, sepse me fytyrën e korbit grabitçar nuk dëshirojë të merrem, por jam i gatshëm të ballafaqohem në arenën e drejtësisë”, thuhet në këtë letër të Abdullah Thaçit, drejtuar drejtorit komunal të arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, i cili qysh nga viti i shkuar, pos tjerash, përballet edhe me akuzën e vjedhjes së 12 mirë eurove në emër të dëshmorit Remzi Ademaj