.
×

Si është e mundur qe futbollistet shqiptare të Zvicrës s’e thanë asnjë fjalë për ndeshjen Shqipëri-Serbi?



Xherdan Shaqiri me shokë kanë heshtur pas incidentit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Futbollistet shqiptare të Zvicrës nuk e kanë thënë asnjë fjalë për ekipin kuqezi, i cili nuk lejoi përdhosjen e flamurit në Beograd.

Xherdan Shaqiri në këpucë e ka të qëndisur flamurin kuqezi përkrah atij të Kosovës dhe Zvicrës. Kurse, Valon Behrami në këmbë e ka tatuazh shqiponjën dy krenare,

Ndërsa, pjesa tjetër e futbollistet shqiptare të Zvicrës, edhe pse nuk kanë ndonjë simbol kombëtare në veshjet sportive ose trupin e tyre, ata gjithmonë me krenari kanë deklarua që janë shqiptarë.

Por, si është e mundur qe futbollistet shqiptare të Zvicrës, përveç Granit Xhakës, s’e thanë asnjë fjalë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila u ndërpre para kohe pasi huliganët serbë sulmuan lojtarët kuqezi në fushë.

Djelmoshat e ekipit kuqezi rrezikuan edhe jetët e tyre për ta mbrojtur flamurin kuqezi, derisa Xherdan Shaqiri me shokë nuk e morën mundin që t’i thonë 2-3 fjalë, çoftë edhe në rrjetet sociale, për incidentin e Beogradit.