.
×

Si do të ndahet pushteti mes LDK’së e VV’së, sipas Gani Gecit?



Botapress 5 Dhjetor – Ish-deputeti Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i ndajnë ministritë përgjysmë, pesë me pesë. Por, Geci mendon se problem është posti i presidentit.

“Ministritë do të ndahen pesë me pesë. Por, problemi kryesor është posti i presidentit, jo ministritë. Shumë shpejt, brenda këtij muaji do të merren vesh LDK’ja dhe VV’ja për zgjedhjen e presidentit”, është shprehur Geci në Pressing.

Tutje, ai tregoi edhe për një propozim tjetër që ka kaluar nëpër tavolinën ku po bisedohet për marrëveshjen e koalicionit.

“Brenda këtij muaji do të merren vesh se kush do të zgjidhet president. Deri në atë moment, ministritë do të ndahen pesë me pesë. E në momentin kur zgjidhet presidenti, LDK’ja ia lëshon një ministri VV’së”, shtoi Geci.