[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Si do të funksionojnë ligjëratat online në Universitetin e Prishtinës



Sot u mor vendimi që ligjeratat në Universitetet publike dhe ato private të kalojnë të gjitha online, e rektori i Universtietit të Prishtinës, Naser Sahiti për këtë vendim thotë se me rëndësi parësore është shëndeti.

Rektori në një prononcim tregon se për studentë e vitit të parë vendimi ishte që ligjeratat të mbahen në formë të kombinuar fizikisht dhe online, ashtu siç do vlerësohej nga vet studentët dhe mësimdhënësit, por me vendimin e ri për masat këto ligjerata do mbahen vetëm online.“Vendimi për studentët e vitit të parë ka qenë se ligjeratat do mbahen në formë të kombinuar, duke i vlerësuar masat vet mësimdhënësit në bashkëpunim me studentët, në formë të kombinuar, aty ku e kanë pa të arsyeshme që ka kushte eventualisht me i mbajtë ligjeratat fizikisht, pas këtij vendimi të qeverisë, nënkupton që ligjeratat do mbahen vetëm në formë online“, deklaroi Sahiti.

Se sa mund të ndikojë tek efektiviteti i ligjeratave forma online, Rektori deklaron se nuk ka analizë dhe kjo nuk dihet.

Rektori thotë se përparësi duhet t’i jepet shëndetit dhe me zvogëlimin e rasteve të reja edhe mund të shqyrtohet mundësia e rikthimit në ligjerata fizike në fakultet“Nuk ka ndonjë analizë se si ka me ndiku, nuk ka pasur as për semestrin e kaluar ndonjë analizë, me mundësitë aktuale në rend të parë duhet t’i jepet përparësi shëndetit pastaj me zvogëlimin e numrave natyrisht mund të rishikohet përsëri gjendja dhe të shqyrtohet mundësia që të kalohet në prezencë fizike por sigurisht do respektohet vendimet e qeverisë dhe bordit këshilldhënës“, përfundoi Sahiti për Gazeta Blic.

Sot qeveria e Kosovës ka dalur me masat e reja të cilat do hyjnë në fuqi që nga dita e hënë.Këto masa përfshijnë mbajtjen vetëm online të ligjeratave në Universitet publike dhe ato private, ndalja e punës së gastronomisë dhe qendrave tregare nga ora 21 deri në orën 5, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16 deri në 19, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore.

Menu Title