.
×

Si bëri bujë ndarja e Remzie Osmanit?



Remzia në repertuarin e saj muzikor ka mjaftë këngë, secila më e bukur se tjetra, të kënduar me zemër nga këngëtarja e cila këndon qysh në rini të hershme dhe gjithmonë me shumë pasion e dashuri.

Një ndër këngët më të pëlqyera të viteve të fundit, edituar nga këngëtarja, është ajo me titull “Pse u ndamë”. Kjo baladë e ndjeshme e bëri për vete publikun dhe adhuruesit e këngës. “Pse u ndamë” është edhe një ndër këngët e këngëtares që ka marrë më së shumti klikime në “Youtube”. Kënga në fjalë ka mbi pesë milion klike dhe shumë pëlqime, shkruan “Kosovarja”.

Arsyet se përse kjo këngë u bë kaq e famshme, i konfirmoni edhe një herë duke e dëgjuar “Pse u ndamë” nga Remzie Osmani.