.
×

Shurra e devës ilaç: Hoxha nga Shkupi e shanë mjekësinë shkencore



Hoxhë Bedri Lika nga Shkupi ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se urina e deves është e shëndetshme për të shëruar sëmundjen, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka bërë thirrje që të mos shkohet te mjeku për t’u shëruar por të gjej një deve.

“S’ka askund më të mirë se urina e deves, për të cilën edhe Allahu ka folur për të në Kuran. Allahu e ka lartësuar deven para krijimit të qiellit”, tha hoxha nga Shkupi.

Tutje ai theksoi se Muhamedi i ka bërë thirrje njerëzve të shërohen nga urina e deves. Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: