.
×

Shuarja e familjes Bllaca, detaje të reja



Një familje në Gjilan është shuar krejtësisht, duke shënuar kështu një nga krimet më të rënda, që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Gazeta merr vesh se në momentin kur policja e Kosovës vrau prindërit dhe dy vëllezërit e saj, njëri prej tyre ishte në gjumë. Tek secila viktimë ajo kishte shkrepur së paku nga dy plumba. Gazeta sjellë detaje të rënda për krimin e pesëfishtë që ndodhi dje në familjen Bllaca.

Në secilin cep të shtëpisë dykatëshe në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e 18 shkurtit, u gjet nga një viktimë. Në atë shtëpi u vranë katër anëtarët e familjes Bllaca. Krimi i rëndë, sipas organeve të hetuesisë kosovare, tashmë është konfirmuar se u krye nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valdetja, e cila kishte qenë edhe zyrtare policore në Policinë Rajonale të Gjilanit.

Por, detajet e e ngjarjes më pesë viktima ende kanë mbetur misterioze.

Gazeta ka siguruar informacione rreth mënyrës se si u gjetën pesë anëtarët e vdekur të familjes Bllaca në Gjilan.

Në bazë të hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët dje kanë qenë në vendin e ngjarjes,  të vrarët ishin në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Sipas informatave të Gazetës, njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vra në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë ku jetonin familja Bllaca. Ai, aty u gjet pa shenja jete. Tjetri djalë i familjes Bllaca, u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë.

Ndërkohë që njollat e gjakut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Krimin e rëndë, policja e Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se e vazhdoi në dhomën e ndejës, aty sipas burimeve gjendej babai i saj 70-vjeçar, të cilin e vrau e bija.

E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare.

Por, Valdete Bllaca pas vrasjes së katër anëtarëve të familjes, kishte qënduar për disa orë afër kufomave të tyre. Më pastaj brenda derës hyrëse të shtëpisë së saj, ajo dyshohet se i dha fund jetës së saj.

“Kishte kufoma gjithandej. Që nga kati i dytë i shtëpisë e deri në dhomën e ndejës”, e kanë përshkruar ambientin e shtëpisë hetuesit që kanë qenë brenda saj.

Tek secila viktimë kishte së paku dy plumba të shkrepur.

Por. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Tashmë ka të dhënë se autorja është trajtuar te psikologu. Autopsia e trupave pritet të përfundojë sot. Për ceremoninë e varrimit pritet të vendoset brenda ditës së sotme.