.
×

Shtyhet seanca për Aulon Zekën



 

Seanca e sotme për vrasjen e Aulon Zekës është shtyrë, kanë njoftuar familjarët.

Gjykatësi e ka shtyre seancën për shkak të mosprezencës së dëshmitarëve.

Kjo seancë është caktuar të mbahet me 19 dhjetor, transmeton Indeksonline.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

I mituri G.H. dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E mitura R.G dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.