.
×

Shtetndërtimi dhe sfidat aktuale



nehat hyseni                                                                                                                                                        Shkruan: Nehat Hyseni
Jemi duke kaluar një etapë të vështirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë dhe të shtetndërtimit, aktualisht  duke u përballur me sfida të ndryshme të ballafaqimit me paraqitjen e ekstremizmit islamik dhe me aksionin policorë të arrestimit të një numri të konsiderueshëm të të dyshuarve për aktivitete lidhur me rekrutimin e të rinjëve në luftën e Sirisë, në Irak, etj, si dhe të një numri të imamëve të akuzuar për vepra dhe aktivitete propagande, që janë të ndaluara dhe të denueshsme me ligj.

Problemet reth shtrirjes së Sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vet, është sfidë e kahmotëshme,  që shpresojmë të realizohet me integrimin e suksesshëm të veriut të Kosovës dhe të minoriteteve në shoqërinë kosovare.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto probleme që e kanë tronditur shoqërinë kosovare, kësaj situate sfiduese iu shtua edhe ngërçi politik.

Me kalimin e kohës, ky ngërç politik në Kosovë po bëhet gjithënjë e më serioz, duke marrë karakteristika të një krize politike, të shkaktuar nga bllokada aktuale e punës së Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve demokratike, konform rezultateve të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

Ky ngërç i stërzgjatur, që ka derivuar në krizë politike ka hyrë në muajin e katërt dhe akoma nuk janë kah shihen shenjat e tejkalimit të saj.

Përkundrazi, fitohet përshtypja se dy grupimet rivale politike, Koalicioni i PDK-së dhe Koalicioni LDK-AAK-Nisma-Lëvizja Vetëvendosje, janë barrikaduar edhe më fortë në qëndrimet e tyre kategorike, meqë PDK pretendon se e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, duke u bazuar në hartimin gjysmak, me plotë paqartësi dhe konfuzion të Kushtetutës dhe Aktvendimit pro PDK-së të Gjykatës Kushtetuese.Prandaj, duke pretenduar se e ka “tapinë” e ekskluzivitetit për propozim të kryeparlamentarit, PDK pretendon se fajtore për këtë bllokadë është Koalicioni paszgjedhor LANV, meqë nuk po e voton kandidatin e PDK-së, Arsim Bajramin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Kështu është krijuar rethi vicioz, në stilin se cila është më e vjetër: “veja apo pula”, duke e çuar vendin në një situatë vendnumërimi dhe pa rrugëdalje.Mirëpo, poqese lexohet mirë dhe me kujdes pika 127 e Aktvendimit të Kushtetueses  atëherë mund të shihet qartë se rruga për gjetjen e zgjidhjes i është lënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Madje, aty decidivisht përcaktohet jo vetëm e drejta, por edhe obligimi i deputetëve për gjetjen e zgjidhjes.
Ndërkaq, askund nuk përmendet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare, poqese nuk votohet kandidati i përmendur.Prandaj, mund të konkludojmë se (keq) interpretimi i pikës 127 të Aktvendimit të Kushtetueses po (keq) përdoret nga PDK për qëllime të ngushta partiake e personale, e kurrësesi si kërkesë për respektim të institucioneve dhe Kushtetutës që, disa shkojnë aq larg sa që (keq) komentojnë se, edhe po të dojë PDK, Kushtetuta nuk i jep të drejtë të tjerëve për ta propozuar kryeparlamentarin!

Ata në këtë mënyrë dojnē të paraqiten si “mbrojtës” të Kushtetuetes dhe institucionalizmit, kurse në fakt i bllokojnë proceset demokratike me këtë pretekst.Absurdi i situatës së tanishne të (vet) bllokimit të funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit dhe  nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së re duhet tejkaluar sa më parë.

Sepse, tek e fundit, të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi, nuk duhet të gjejnë rrugë dhe mënyra për ta bllokuar atë, por përkundrazi, duhet të gjejnë mënyra për funksionimin sa më efikas dhe të suksesshëm të demokracisë parlamentare dge zhvillimit të gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj drejtë familjes së madhe të demokracisë europiane dhe mikut tonë të madh, që shërbenë si “fanar i demokracisë” në botë, SHBA dhe miqëve tanë të tjerë që na ndihmuan në çlirimin nga regjimi antishqiptar dhe në ndërtimin e ardhmërisë sonë të lumtur në paqe,  mirëqenie dhe liri e domokraci të zhvilluar.

Populli shqiptar në përgjithësi, është mirënjohës për ndihmën e jashtëzakonëshme  të vendeve të zhvilluara dhe për vlerat perëndimore. Kjo u pa edhe me rastin e vizitës historike të  Papa Françeskut Shqipërisë, ditën e diel, më 21 shtator 2014, që faktikisht ishte vizita e parë e tij një shteti europian, si mirënjohje për tolerancën e admirueshme shekullore  midis komuniteteve fetare Myslimane, Katolike dhe Ortodokse,

Andaj, shpresojmë se edhe spektri politik i Kosovës do të reflektoj pozitivisht lidhur me ruajtjen e imazhit të këtillë të shqiptarve, duke zhbllokuar punën e Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e mbledhjes konstituive,  që është caktuar për ditën  e enjte, më 2 tetor 2014, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për nominimin e mandatarit të Qeverisë së re nga Presidentja Jahjaga.