.
×

Shteti e lë në mjerim luftëtarin e lirisë



Ndonëse jeton në këto kushte të rënda, e pa dy këmbët e tij, ish ushtari i UÇK-së Skender Havolli nga Llapashtica e Epërme e Podujevës, nuk është pishman për sakrificën që ka bërë, raporton TV Rrokum.

Mirëpo të ardhmen për familjen e fëmijët e tij, e ka menduar ndryshe kur i është bashkuar luftës për çlirimin e vendit në brigadën 153 “Shaban Shala”.

Por sot ky ish- ushtar me familjen e tij, jeton i dërrmuar nga skamja e jashtëzakonshme.
Skenderi si pasoj e ftohjes që mori në luftë, 1 vit pas përfundimit të saj humbi këmben e djathtë. Por edhe përkundër kësaj, ndonëse posedon dëshmi, tash e 15 vjet, ai nuk ka marr asnjë benificion nga shteti, as si veteran e as si invalid.
Këtë ish-luftrë të UÇK-së, institucionet nuk e klasifikuan asnjëherë si invalid të luftës me arsyetimin se këmben e humbi pas përfundimit të luftës.

Familja e tij, 8 antarëshe mbijeton vetëm nga një social prej 75 eurove në muaj.
“Mos me qenë ky dokument i UÇK-së, kishin thënë se po gënjejë, është libreza e shëndetësisë së UÇK-së. Unë kamë kontribuar për këtë vend tash nuk e di se çka ndodh. Ata po pasurohen njëherë për veti e neve po na lënë mbas dore. Kamë luftuar për popull e dy fëmijët më kanë vdekur e unë nuk i kam parë hiq”
E jeta nuk ishte e lehtë për ushtarin as pas luftës. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai u detyrar ta amputojë edhe këmben tjetër.

Skenderi sot është ia paaftë të mbajë familjen e tij 8 antarëshe.
“25 cent për kokë të familjarit i kam. Qysh jetojë nuk e di, i zoti nuk jam, djali është i paaftë, fëmijët tjerë janë të vogël. Të kisha marrë pensionin e ushtarit, kisha ba idare” – thotë Skenderi.
E babait të tyre luftëtarë, ia kanë pa sherrin edhe këta fëmijë të vegjël. Ata sot, jo që nuk gëzojnë asnjë benificion si fëmijë të një luftëtari, por, jetojnë të injoruar nga rrethi e shoqëria.
“Fëmijët e mi janë të shkelur. Po iu thonë fukara në shkollë, vinë vajzat në shtëpi tu qajtë, njëfarë mohimi ndaj tyre e po më vije gjynah prej tyre”.

Shteti i braktisi, po asnjëherë shokët e luftës. Ata i dolën në ndihmë duke i siguruar një kulm mbi kokë, atij e fëmijëve të tij. Por, kjo shpi si plotëson as kushtet minimale për një familje 8 antarëshe.

Ky ish-ushtari i UÇK-së, që ishte gati të jap jetën për lirinë e Kosovës, sot, 15 vjet mbas çlirimit, nuk kërkon shumë, veç të drejtat që i takojnë si luftëtarë, e që i gëzojnë gjithë bashkëluftëtarët e tij. /Rrokum/