.
×

Shtatzënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare zbulon barkun e rrumbullakosur



Pak ditë më parë burime për “Telegraf” treguan se këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël. 8 vite pas martesës me muzikantin,  Astrit Pallaska, ajo ka vendosur të zgjerojë familjen dhe për herë të parë këngëtarja ka publikuar foto ku i duket barku i rrumbullakosur.

Ndonëse Yllka nuk e ka konfirmuar ende lajmin e shtatzënisë, fotot e fundit e tregojnë hapur. Ajo shfaqet e veshur me një fustan jeshil elegant, por sytë të shkojnë direkt tek barku.

Këngëtarja është munduar ta fshehë pas palave të fustanit, megjithatë ndjekësve nuk u ka shpëtuar barku i këngëtares.

Ajo duket të jetë në muajt e parë të shtatzënisë dhe nurin e ka marrë që tani.