.
×

Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj ekspresionizëm i tejkaluar



Sot në Pejë është përuruar sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është përuruar edhe shtatorja e heroit të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj. Shtrohet pyetja kjo shtatore a i ngjanë figurës së Shkëlzenit, a e gjejmë në të karakterin origjinal? Nëse e vëzhgojmë me kujdes gjejmë më shumë unin e skulptorit se sa figurën origjinale të heroit, derisa dihet që shtatorja është art i kufizuar dhe skulptori në asnjë mënyrë nuk mund të lirohet nga shpirti i figurës. Kjo shtatore është një ekspresionizëm si tendencë e Rodenit duke filluar nga përmasat anatomike, por ky ekspresionizëm tashmë është i tejkaluar dhe rrahur nga shumë skulptorë botëror. Neve na nevojitet origjinaliteti e jo shtrembërimi i përmsave anatomike.

Skulptura e sotme duhet t’i nënshtrohet kohës dhe vet skulptori është i kufizuar në kohë dhe nuk mjaftojnë mustaqet për ta njohur një fëmijë i thjeshtë figurën e Shkëlzenit. Ajo që është dashur skulptori ta bartë te masa është figura origjinale reale e heroit dhe nga kjo asnjë skuklptor nuk mund të iken sepse gjithmonë bëhet fjalë për shtatore publike. Figura duhet të ngjallë patriotizëm, korrektësi dhe estetikë sepse në fund është art, por jo personal. Ndërsa, këso skulptura ishin më shumë në kohën edhe të realizmit socialist.

Ilir Muharremi, autori është kritik i artit