[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptari humb jetën në Itali nga Covid-19, e shoqja i bën dedikim e ndjerë: I pazëvendësueshëm!



Një burrë shqiptar që jetonte në Itali ka humbur jetën nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë bashkëshortja e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar:

Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adriani. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura.

Adrian Preza kishte vite që jetonte në Romë në Itali. E ditur bëhet edhe se i gjithë komuniteti shqiptar në Romë është i tronditur nga ky lajm.

Gjendja në Itali vazhdon të jetë e rënduar nga koronavirusi. Janë të shumtë ata që kanë humbur jetën nga ky virus në Itali. Ndërkohë në të gjithë botën vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi.

Menu Title