.
×

Shqiptarët dëbohen të parët nga Gjermania nëse nuk kanë këtë dokument



Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm nëse kanë leje qëndrimi. “DW” raporton sot se nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019.

“Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë”, thuhet në artikull.

Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.

Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.

Rreth 6.786 vetë shfrytëzuan ndihmën e kthimit këtë vit dhe u larguan vullnetarisht nga Gjermania.