.
×

Shqiptarë. zgjohuni në krah të djathtë!



Arbër Gashi 
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë, kjo thënje popullore vlenë sidomos për ata që bindjet e tyre politike i kanë brumosur me ideologji dhe gënjeshtra të historianëve komunist të Tiranës dhe puthadorëve akademik të Prishtinës. Sado që përpiqen të zënë vendin e tyre në botën e civilizuar euroatlantike, komunistëve shqipfolës, gjithmonë ju del para një festë e përbashkët me serb, një takim zyrtar në prani të fusnotës, ose një asociacion si “kontribut për paqe” me Serbinë! Aq shumë i kanë brumosur kokat e shqiptarëve me gënjeshtra, saqë edhe dyqanet e shqiptarëve nuk mund t’i paramendojnë pa prodhimet helmuese serbe!

Për politikanët që e kanë bërë “zgjidhjen e duhur” Kosovo*1244, prodhimet nga Mallakastra janë të indoktrinuara me nacionalizëm primitiv shqiptar dhe nuk preferohet assesi të konsumohen nga tregu i protektoratit euroaziatik. Sakrilegj i madh vetëm nëse mendohet se, banorët e protektoratit kanë ndonjë të drejtë tjetër përpos të drejtës dhe detyrës së tyre parësore, që të madhërojnë me zë të lartë kudo dhe në çdo rrethanë, veprën madhështore të “pronto çlirimtarëve” të LPK-së, ose të vetëvriten shpejt e shpejt dhe “pa arsye” sikurse Dino Hasanaj! Tjetër rrugë banorët e protektoratit nuk kanë. Por, edhe nëse ndodhë që shqiptarët të shohin ndonjë rrugëdalje të mundshme, atyre ju vihen pas laviret e SHIK-ut dhe i vendosin nën kontrollin e prostitucionit. Nëse janë burra ose burrnesha që nuk blihen me “shërbime haremi”, SHIK-u e ka të rezervuar “vegzën” për ta. Durim, sepse edhe për shqiptarët e tillë ekziston zgjidhja komuniste.

Vepra e komunistëve po shihet fare mirë në “çlirimin” pesëmujor të institucioneve të Kosovo*1244. Si t’a quajmë ndryshe këtë “gjenialitet” komunist, përpos virtyt i arritjeve të mëdha të politikës euroaziatike e pravosllave. Zoti mos e bëftë t’i thotë dikush p.sh. Halil Matoshit; Halil, zgjohu në krah të djathtë he burrë! Është njësoj sikurse t’i thuash Edvin Ramës; Edi, djalo mos shko në Beograd se na e more f’tyrën, ose Flora Brovinës; Oj zonja Florë, thirre mori seancën e Kuvendit! Megjithatë, të gjitha këto i hedhë në shportë baca Adem. Kur ta kapë bacën Adem sekelldia, atëherë bahet e plotë Serbia! Atëherë e marrim vesh mirë se, pse baca Adem “voli bratski srpski narod”!