[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqipëria rikthehet me fitore, mposht Kazakistanin me tre gola (Video)



Shqipëria ka mundur 3-1 Kazakistanin, në një ndeshje pozitive në tërësi për tanët. Megjithatë, “qershia mbi tortë” për miqtë mund të konsiderohet ai gol nga mesi i fushës, i paparë në stadiumet e futbollit. Fatmirësisht, ai ishte goli i nderit për kazakët, përballë tri “rrjetave” të kuqezinjve.
Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj janë autorët e fitores së cmuar të kombëtares sonë, e cila shkon tashmë më e qetë në sfidën e fundit kualifikuese në grup ndaj Bjellorusisë, sërish në “Arena Kombëtare”, me bindjen për ta mbyllur e para. Bjellorusia do të jetë “akti i fundit” i kësaj fushate eliminatoresh, ku mund të kishim bërë më mirë. Megjithatë, arritja e kreut të grupit do të justifikonte gjithcka.
Pra, kuqezinjtë dhe shqiptarët janë tashmë sy dhe veshë nga ballafaqimi me Bjellorusinë, pas tri ditësh. Kazakistani u arkivua me sukses, duke marrë tri pikët ndaj tij. Po sot, në grupin tonë, Bjellorusia mundi Lituaninë me rezultatin 2-0. Aktualisht, situata në grupin 4 të Ligës C është e tillë: kryeson Bjellorusia me 10 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë.
Përplasja direkte, më 18 nëntor, do të vendosë edhe fatin e kreut të grupit. Sikurse shihet, kuqezinjve iu duhet vetëm fitorja, për ta lënë pas Bjellorusinë. Lituania dhe Kazakistani janë tashmë jashtë garës për vendin e parë.

 

Menu Title