[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqipëria pa fat e pa takat kundër Kazakistanit



Shqipëria e kërkoi sonte fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Kazakistanit në Almati, por mori vetëm një pikë.
Kombëtarja kuqezi ishte mysafire e Kazakistanit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Almaty Ortalyk, në një ndeshje të xhiros së tretë në Grupin 4 të Ligës C, që nisi në orën 15:00.

Skuadrat krijuan raste, u munduan të bëjnë diçka më shumë për 90 minuta, por asnjëherë nuk e dërguan topin në portat kundërshtare, duke përfunduar kështu takimi 0-0.
Dyja skuadrat tani kanë nga 4 pikë pas tri takimeve.
Shqipëria e nisi mirë edicionin e ri në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur 2:0 Bjellorusinë, para së të pësonte disfatë 1:0 nga Lituania, derisa tani barazoi me Kazakistanin.

Menu Title