[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqipëria më e korruptuar se Kosova, këto janë shtetet më të korruptuara në botë



Sipas Transparency International, Shqipëria radhitet në vendin e 106 në botë për nga korrupsioni, derisa Kosova gjendet në vendin 101, në listën e 180 shteteve që janë futur në këtë raport.

Transparency International, është një organizatë globale joqeveritare kundër korrupsionit, e cila formulon një raport kur përfshihen shtetet e botës dhe vlerësohet shkalla e korrupsionit në këto shtete.

Organizata ka publikuar raportin e vitit 2019, ku secilit vend i jepet një rezultat nga zero (shumë i korruptuar) në 100 (shumë i pastër).

Sipas vlerësimit të organizatës, pesë vendet më të korruptuara në botë janë: Somalia me 9 pikë, Sudani Verior me 12 pikë, Siria me 13 pikë, Jemeni me 15 pikë si dhe Afganistani me 16 pikë.

Nga 180 shtete ku është bërë anketa, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në nivel të lartë të korrupsionit, derisa Shqipëria është e radhitur më lartë.

Shqipëria radhitet në vendin e 106 me 35 pikë, ndërsa Kosova me shkallë më të vogël të korrupsionit gjendet në vendin 101 me 36 pikë. Shqipëria edhe në vitin 2018 ka qenë më lartë e ranguar se Kosova.

Ndërsa organizata ka publikuara edhe pesë vendet më pak të korruptuara në botë, ku Zelanda e Re e ka vendin e parë me 87 pikë.

Pas tij vjen Danimarka me 87 pikë, por që ka mungesë në disa sisteme, në vendin e tretë është Finlanda me 86 pikë, Zvicra me 85 pikë si dhe Singapori me 85.

KËTU mund ta shikoni raportin e plotë të Transparency Interantional, në lidhje me indeksin e korrupsionit në shtetet e botës.

Menu Title