.
×

Shqipëria heq dorë nga ndërtimi i ambasadës në Kosovë



Në Prishtinë planifikohej të ndërtohej objekti i ri ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Por jetësimi i këtij projekti i nisur para katër vitesh duket se ka dështuar.

Këtë e ka bërë të ditur për T7 ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili thotë se plani për ndërtimin e ambasadës nuk kishte marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin komunal të Prishtinës. Ambasadori Minxhozi thotë se priste që këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të votonin pro ndërtimit të ambasadës së shtetit që e përfaqëson, por që ende nuk e di arsyen se pse u votua kundër.

E ish-këshilltari komunal i PDK’së, Lirak Çelaj tregon se pse partia që e përfaqëson ishte kundër që objekti i ri i ambasadës shqiptare të ndërtohet në lokacionin që ishte paraparë. Qelaj thotë se ambasadori Minxhozi duhet të ndihet fajtor me mënyrë si e ka menaxhuar këtë çështje. E të kontaktuar nga T7 askush nga komuna e Prishtinës, nuk ka dashur të flasë për këtë temë.