[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpjegimi i kryetarit të Klinës për barin që mbiu në asfalt



Gjatë vitit të kaluar, asfalti nëpër disa prej rrugëve të vendit ishte shtruar shkel e shko. Vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve, bari kishte mbirë mbi asfalt.

Pamje të tilla ishin parë nëpër disa prej rrugëve të Klinës, saktësisht rrugët në fshatin Siqevë dhe Çabiq.

Për këtë çështje është deklaruar edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

“Që unë tash po dëgjoj që është ky rast në Siqevë, e di që ka qenë një rast i tillë në Çabiq, për Çabiq e kam rastin, e kemi rishtru pasi ka qenë rrugë e pa pranume, asfalti është hjek”, ka thënë Elezaj.

Elezaj është pyetur edhe për prishjen e rrugës në fshatin Drenovc të Klinës. Në lidhje me prishjen e rrugës, ai tha se kompania e cila i shtroi është në listën e zezë

“Nuk kam qenë me pa, nuk e kam pa, edhe kjo kompani është ndëshkuar dheështë futur në listën e zezë”, ka deklaruar Elezaj.

Ndryshe, për këtë punë, Ministria e Infrastrukturës kishte shpallur tender në vlerë prej 1.5 milion eurosh për “Ekzaminimet kontrolluese për materiale dhe për kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore”.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, tenderi ishte ndarë në dy grupe.

Në të parin hyjnë rrugët nacionale, rajonale dhe lokale, ndërsa në grupin e dytë hyjnë autostradat dhe zgjerimet e rrugëve nacionale e rajonale./

Menu Title