.
×

Shpëthen Enver Hasani, akuzon rektorin Marjan Dema për dëshmi të rrejshme (Dokumnet)



 

Botapress, 16 Maj – Pa vendimit të Gjukatës së Apelit në Prishtinë me anë të cilit Enver Hasani lirohe nga të gjitha akuzat për dyshimet për keqpërdorim zyrtar dhe përfitime personale në kohën sa ishte rektor i UP-së.

Ender Hasani në një letër dërguar  senatorëve dhe anëtarëve të KD të UP-së “Hasani Prishtina” u ka bërë me dije se krejt procesi kundër tij ishte i montuar dhe një dëshmitarët e rrejshëm kundër tij ishte edhe rektori aktual Marjan Dema.

Ja letra e Enver Hasanit dhe aktvendimi I Gjykatës së Apelit

Të nderuar senatorë dhe anëtarë të KD të UP-së “Hasani Prishtina”,

 

Bashkëlidhur me këtë mesazh keni aktgjykimin lirues të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, e cila katërçipërisht provon atë që kam thënë tërë kohën: përndjekja ime ka qenë persekutim me porosi dhe me porositës të qartë politikë. Nuk do t’ju kisha shkruar për këtë, asnjëherë, po të mos kishte qenë një rrethanë tjetër që lidhet me detyrat që ju kryeni si anëtarë respektivisht senatorë të Senatit dhe KD të UP-së “Hasan Prishtina”: fjalën e kam për ngjarjen që unë e kam zënë ngoje këtu e një vit e sa, kur kam treguar se persekutimi im po bëhet i mundur falë mbylljes së një hajnie ordinere për të cilën për vite të tëra është hetuar rektori aktual Marjan Dema, ish-vartësi im për buxhet dhe financa.

 

Rasti GRANITI, i denoncuar me urdhër tim sa kam qenë rektor i UP-së “Hasan Prishtina”, ka të bëjë me pagesën e kundërligjshme të mbi 725.000 (shtatëqind e njëzetë e pesë mijë) eurosh nga ana e UP-së “Hasan Prishtina”. Kjo pagesë është bërë me urdhër të rektorit Mujë Rugova. Për këtë rast, i denoncuar, siç thashë, në kohën time dhe me urdhër timin, por i paguar pas shkuarjes sime, ka qenë nën hetime për dyshim të bazuar rektori aktual Marjan Dema. Hetimet ndaj tij janë mbyllur në momentin kur ai ka dhënë një deklaratë të rreme në rastin për të cilin Gjykata e Apelit dha verdiktin e ditur nga të gjithë dhe konstatoi se dëshmia e Marjan Demës është e rreme. Vetëm lexoni me kujdes faqet 7 dhe 16 të Aktgjykimit (me ngjyrë të vërdhë të hijezuara nga unë) dhe e kuptoni qartë motivin e dëshmisë së rreme. Në fakt, dy nivelet gjyqësore thanë se dëshmia e tij ka qenë tërësisht e rreme. Në momentin që Marjani dha dëshminë, rasti GRANITI u mbyll: distanca kohore nga nisja e persekutimit pa hak ndaj meje dhe ditës kur Marjani dha deklaratën e rreme para prokurores Drita Hajdari (prokurore në rastin tim) ka më pak se një javë.

Nuk është problemi që Marjan Dema ka dhënë dëshmi: të gjithë ne e kemi detyrim ligjor dhe patriotik për të dëshmuar çdo paudhësi që shohim e që hasim. Shëmtia në deklaratën e tij qëndron se është e rreme, deklaratë e dhënë nën kërcënim dhe për mbyllje të hajnisë ordinere të Marjanit. Në rastin GRANITI janë paguar gati një milion euro nga taksat tona.

 

Në historinë gati gjysmëshekullore të UP-së “Hasan Prishtina” nuk mbahet mend që një profesor, lëre më një rektor, të ketë shërbyer si dëshmitar kundër një profesori apo kundër një rektori tjetër. Kjo përfshin edhe periudhat më të vështira nëpër të cilat ka kaluar UP-ja pas vitit 1981: as atëherë, dhe as më pas, nuk mbahet mend që një profesor apo një rektor të ketë shërbyer si dëshmitar kundër kolegut, përfshirë këtu serbët. Këtu, për fat të keq, nuk bëhet fjalë për dëshmi për qëllime fisnike, por për dëshmi të rreme me qëllime persekutimi të të tjerëve dhe të mbylljes së një krimi që ka të bëjë me vjedhjen ordinere të parasë publike, të një shume gati prej një milion eurosh.

Shpresoj se ju do të rrini në nivel të detyrës që keni dhe do të zbardhni këtë rast të rëndë të hajnisë së parasë publike. Unë ngel në dispozicion tuajin për çdo gjë që mund t’ju duhem dhe jam i gatshëm që in personam të marr pjesë në interpelancën eventuale që ju mund ta organizoni me qëllim të ndriçimit deri në fund të këtij rasti.

 

 

 

Sinqerisht juaji,

 

Enver Hasani

 

Aktgjykimi 2018