.
×

Shpërthim në një restorant në veri



Në pjesën veriore të Kosovës ka ndodhur një shpërthim. Lajmin për shpërthimin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit Besim Hoti.

 

Hoti e ka konfirmuar se vetëm ka ndodhur një shpërthim pa dhënë detaje të mëtutjeshme.

 

Shpërthimi ka ndodhur në Restorantin “Simonida” mes Zveçanit dhe Leposaviqit në Rrugën Mitrovicë-Jarinje, ose Magjistralen e Ibrit.

 

 

Po sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore dy policë pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative janë përfshirë në një përleshje.

 

Inspektorati Policor ka suspenduar njërin prej këtyre policëve për 48 orë, ndërsa polici tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.