.
×

Shpërthen skandali në “Viva Fresh” në Prizren



“Viva Fresh Store”, nuk ndalet se mashtruari qytetarët. Pas skandaleve të shumta me çmimet, kësaj radhe ky hypermarket po i mashtron qytetarët edhe me afatet e produkteve ku në foton e derguar nga një lexues i Botapressit që ka derguar në redaksi shihet si blihet një torte në’ Viva Fresh Store” e mykur ku ka marrur dhe ngjyrë të kaltër, rasti që lexusi e ka lajmruar në Botapress ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, shkruan Botapress.info

Mashtrimet nga super marketet në Kosovë duket se nuk kanë të ndalur e me saktë nga “Viva Fresh”, problem ky që po shndërrohet në dukuri nga këto biznese. Qytetarët vazhdimisht ankohen se çmimet në arkë janë më të mëdha se sa ato në rafte, duke iu bërë vjedhje atyre në mënyrë perfide, për mishin e prishur dhe për  keqtrajtimin e punëtorve dhe po ashtu produketet me afat të skaduar, shkruan Botapress.info

Botapress ka raportuar vazhdimisht  për gjitha skandalet që kanë dalur nga “ Viva Fresh’ ditëve të fundit për trajtimin e rëndë që zinxhiri i maketeve të Viva Fresh Store po u bën punëtorëve të vet. Po ashtu skadal ishte dhe lajmi që u kuptua që në këto markete të “Viva Fresh”-it  keqtrajtohen puntorët ku deri 15 orë në ditë punë, pa pauzë e pushime, janë duke punuar shumica e punëtorëve të kësaj kompanie. Janë dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie që po i shkruajnë Botapress-it për të publikuar trajtimin mizor që po u bëhet atyre.

Pas raportimeve të shumta, Botapress ka kuptuar se tashmë menaxhmenti i kompanisë ka nisur një presion të ri, në vend se punëtorëve t’ua respektoj të drejtat që u takojnë sipas Ligjit të Punës dhe kontratave që lidhë me ta. Sipas informacioneve, pas raportimit të Botapress-it, në Viva Fresh Store tashmë punëtorëve po thuhet që në rast se ata pyeten nga inspektorët për orarin e punës, të deklarojnë që punojnë vetëm 7 orë në ditë, përndryshe rrezikojnë vendin e punës. “Viva Fresh po përgatit punëtorët që nëse vjen ndonjë inspektor të thonë se punojnë në orar normal prej 7 orësh”, thotë ky burim i Botapress-it, shkruan Botapress.info

Ky kërcënim ndaj punëtorëve po bëhet në shumicën e pikave të kompanisë nëpër Kosovë. Ku çdo ditë e më shumë punëtorë të marketeve të ndryshme në Kosovë janë duke u ankuar për orar të stërzgjatur, e shpesh herë edhe përtej normave të caktuara e trajtim jo njerëzor. Njëri prej këtyre marketeve është edhe ‘Viva Fresh Store’. Ky market  ua ka stërzgjatur orarin punëtorëve të saj deri në 12 orë. Madje, sipas një dokumenti , shihet se punëtorët e ‘Viva Fresh’-it nuk kanë edhe asnjë ditë të vetme pushim për javë të tëra, shkruan Botapress.info

Megjithatë, pavarësisht pse u shkelen të drejtat e punëtorëve, deri më tani inspektorati nuk është se ka marrë ndonjë masë.

Por deri kur do të vazhdoj të funksionoj Viva Freshi me mashtrime të tilla duke e demtuar xhepin e qytetarëve në Kosovë mbetet të shihet në vijim, Inspektorjati duhët të marrë masa sa më pare për ndryshe Viva Fresh do ta thelloj krizen në financa kështu duke I vjedhur konsumatorët, shkruan Botapress.info