[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthen Pal Lekaj, thotë se ky “regjim” nuk është i pari, por do të jetë i fundit!



Koalcioni që premtimet i kanë kthyer në gënjeshtra të realizuara…

Kurorzimi i fundvitit 2014, i PDK-LDK-së në fillim u tentua të shitet si shpetim për Kosovën, por shpejt doli në shesh e vërteta.

Këto dy parti “armike” shpejt u kthyen në “vëlllezër” që rrinë bashkë vetëm për të zhvatë Kosovën gjë kjo që po ndodhë për çdo ditë, javë e vit…

Me të drejtë që në fillim të këtij koalcioni, jo vetëm qytetarët e zakonshem por as edhe vetë elektorati i partive në pushtet nuk e kanë miratuar asnjëherë ketë “kurorzim”.

Premtuan se nën diktatin e tyre do të ketë 24 orë energji elektrike, realiteti është se po kemi deri në një jave terr elektrik në shumicën e Kosovës – kështu nuk mund të zhvillohet asgjë, e më së paku sektori privat i të bërit biznes e rrjedhimisht ekonomia e vendit.

Premtuan 320 mijë vende punë, në fakt e nxiten, përmes koalcionit të tyre, ikjen e mbi 100 mijë njerëzve vetëm brenda tre muajve të parë të qeverisjes, ndersa për dy vitete të tjera kemi patur edhe nga mbi 25 mijë azilkërkues nga Kosova në vendet tjera të evropës e botës.

U premtua qeverisje e dinjitetshme e institucione stabile, u vërtetua e kundërta, prodhuan konflikt politik, stagnim, kapje institucionesh, tentuan të krijojnë shtet brenda shtetit, t’kurrje territoriale, e për UÇK-në, krijuan gjykatë speciale.

Në tre vjetë qeverisje i kemi vetëm dy njohje e dhjetëra genjeshtra se do të na njohin edhe shumë të tjera, që në fakt nuk po ndodhin, mos të flasim se mungon kyqja e Kosovës në organizata të ndryshme e me renome ndërkombëtare, jemi largë të qenit pjesë e BE-së dhe OKB-së.

Nuk bashkëpunuan më opozitën, me mediat, e shoqërin civile, për të trija këto dhe për qytetarët kishin përgaditur diçka tjetër, përndejkje, arrestime e kërcenime. Kjo po shihet edhe sot, kur jemi në përballje për të vërtetën, tashmë të mishëruar, rreth demarkacionit.

I kapën bordet e agjencionet e institucionet që në vende normale janë të pavarura, edhe ato më të rëndësishmet, siç është Agjencioni i Inteligjencës, Policia e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë.

Kanë premtuar investime të huaja, zhvillim të bujqësisë dhe atë të energjisë, në realitet, kanë investuar për vetë dhe për shokë, ua marrin subvencionet në përqindje bujqëve, deri në 2018 nuk do të fillojnë punimet për rigjenerim të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike dhe çdo ditë e më pak investime nga jashtë.

Në vitin e fundit, nga “reformat” e këtij koalicioni, kemi për mbi 100 million euro me pakë investime, kemi mbi 2500 biznese të mbyllura, rritje çmimesh në produktet jetike të qyetarëve, dyndje importi nga serbia e aspak komunikim ekonomik me Shqipërinë, ndalje pensionesh për familjet e
deshmorëve, tendencë për të diferencuar luftën e UÇK-së, kategoritë e tyre, injorim të punonjësve të shëndetësisë, arsimit dhe të tjera kategori të viteve të ’90-ta.

Protesta të punëtorëve të Postës së Kosovës me të drejtë, sepse po deshirojnë t’ua bëjnë edhe ketyre sikur punëtorëve të KEDS-it, t’i nxjerrin nga puna, duke e bërë të mundur që t’ia shesin vetes, siq vepruan me KEDS-in.

Me premtimet të kthyera në gënjeshtra të këtij koalicioni, mund të shkruhet roman, por sot do ta përmbyllim me një thënie. Qytetarët e Kosovës janë përballë opsionit që të kenë një qeveri e cila do të ndërtojë shtet, apo të vazhdojmë kështu me të pasur vetëm pushtet.

Menu Title