.
×

Shpërthen Milaim Zeka: Shumë kisha pas qejf me pa Veselin në pranga, në burg e të poshtëruar



Botapress, 22 Maj – Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka marrë shkas nga publikimi në Kohavision të skandalit me fajde e ku përmendet edhe emri i Kadri Veselit, ka thënë se kryeparlamentari “është mirë të arrestohet”.
“Nuk di nëse Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro apo jo, ama edhe nëse nuk i ka marrë, shumë bre kisha pas qef me pa Kadrinë me pranga, edhe në burg, edhe të poshtrum nga ata që i ka vendos nëpër institucione”, ka thënë Zeka.
Ky është postimi i plotë e pa ndërhyrje i Zekës:
Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje
Mire u kane me arrestu
Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione. Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!