.
×

Shpërthen MC Qoppa me Ibishin, kritika të “rrasta” politikanëve për rastin e Kumanovës



Rasti i Kumanovës është njëri prej rasteve më enigmatike deri me sot

Por, m’u për këtë dy këngëtarët MC Qoppa dhe Ibish Shala kanë menduar që si shenjë respekti për këtë rast të punojnë një këngë.

E pas dënimit të të mbijetuarve të kësaj ngjarje me një dënim kolosal dy këngëtarët kanë bërë një këngë tepër emocionuese.

Teksti paraqet një të dënuar i cili kritikon më të madhe të gjithë ata shqiptarë që e kanë harruar Shqipërinë Etnike, për mos lejimin e vizitave familjare dhe mbi të gjitha përhapjen e ndryshme të thashethemeve për ta.

Teksti është një revoltë e MC Qoppës për politikën që ka bërë shumë pak për këtë rast dhe m’u për këtë rast të dënuarit ende janë në burg.

Madje, MC Qoppa thotë se politikanët e Kosovës nuk ka reaguar për këtë grup edhe kur ata u quajtën terrorist nga maqedonasit.

Kjo këngë është edhe një lloj rikthimi i reperit të mirënjohur MC Qoppa, i cili më parë ka qenë aktive shumë me këngë të reja, por që tani premton se do të jetë edhe më shumë me krijime të reja.