[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthen e reja Luljeta Zymberi: Kush të mallkoi kështu oj Kosova ime?



Situata e përgjithshme jo vetëm politike në Kosovë ka revoltuar dhe zhgënjyer një numër të madh të të rinjve të vendit të cilët në forma të ndryshme kanë shpërthyer qoftë përmes rrjeteve sociale, qoftë edhe me veprime konkrete duke protestuar apo edhe duke u larguar krejtësisht nga vendi, shkruan Botapress.
Luljeta Zymberi është një e re nga Kosova e cila e gjendur përballë udhëkryqit politik e institucional të vendit ka shpërthyer me këtë postim në Facebook:
Marrin paga mijëra persona qeveritar. Marrin paga deputetët. E gati po bëhet një vit për për ne, popullin që nuk funksionojnë institucionet publike përveç, për ata që po punësohen përmes veprave të ulëta, nepotizmit dhe veprave tjera devijuese. Po kush të mallkoj kështu Kosova oj Kosova ime, shumë herë e plagosur!

Menu Title