[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Shpërthen Covid 19 në një shkollë të Prishtinës: Në pritje të rezultateve janë mbi 150 persona



 

Covid 19 ka shpërthyer me të madhe në një shkollë fillore të Prishtinës. Aty në pritje të rezultateve për testim janë gati edhe 200 persona, punonjës e nxënës të kësaj shkolle. Bëhet fjalë për shkollën “Xhemail Mustafa”. Ndërkohë nga rezultatet e marra gjatë kësaj jave, pozitiv kanë rezultuar 5 nxënës e dy mësimdhënës të kësaj shkolle.

Për gjendjen atje ka folur, drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.  Ajo ka shpjeguar se nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë marrë 130 mostra nga nxënësit e rreth 30 të tjera nga stafi.

“Gjendja shëndetësore e të infektuarve si nxënësve ashtu edhe e mësuesve të prekur është kryesisht e mirë. Sot i kemi pesë mësimdhënës që nuk janë në punë. Tre nga ta të prekur nga Covid 19”, ka shpjeguar Jupolli.

Tutje ajo ka treguar se mësimi online dje nuk ka mundur që të zhvillohet normalisht ngase kanë pasur probleme me rrjetin.

E Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë.

Të mërkurën janë shënuar 72 raste pozitive.

Menu Title