.
×

Shpërthen Arbana Xharra: Mua mos ma uroni 8 Marsin?



 

Ka shpërthyer me mllef Arbana Xharra. Biles edhe sot në ditën e grave më 8 Mars.

Në një postim të saj ajo e revoltuar për gjendjen e grave në Kosovë ka kërkuar që mos t’i urohet fare 8 Mars, shkruan Botapress.

Në një postim të saj në Facebook, Arbana Xharra ka shkruar:

 

 

Për cka me uru sot 8 Marsin?

Për me iu rikujtu grave në Kosovë që prej ditës kur të lindin, te baba e te burri, nuk janë në shtëpinë e tyre?

Me iu rikujtu që goditen me gurë për “mekatet e tyre” nga të “pa mëkatët e shenjtë”?

Me iu rikujtu që gruaja në Kosovë shahet nëncmohet e rrahet, derisa audienca aplaudon? Ato lule sot kundermojnë.

Mua mos ma uroni 8 Marsin!