.
×

Shpendit i vonohen autobusët…



 

Muaji maj i këtij viti ishte dhënë si afat për kompletimin e flotës me 51 autobusë të rinj të Trafikut Urban.

Drejtues të Komunës patën premtuar se ata do të mbërrinin pranverën e vitit të shkuar, ndërkohë që datat vazhdimisht janë shtyrë, raporton KTV.

Qytetarët që e përdorin transportin publik janë të indinjuar me vonesat për ardhjen e kontingjentit të dytë prej 21 autobusësh.

30 të parët kishin arritur në fillim të 2017-s.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e kishte kushtëzuar ardhjen e autobusëve me rinovimin e garazhit, për çka kjo bankë kishte ndarë një grant prej 800 mijë eurosh.

Por tash kur rregullimi i garazhit ka përfunduar, Komuna duhet të plotësojë një tjetër kusht nga BERZH-i, të nënshkruajë një marrëveshje me Trafikun Urban.

Kanë kaluar 2 vjet që nga blerja e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”.

Me ardhjen e autobusëve të rinj, janë paralajmëruar edhe shtimi i linjave, stacionet e reja dhe biletat elektronike.