.
×

Shpendi nuk ‘guxon’ ta nënshkruajë kontratën me ‘Petrol Company’



U bë shumë zhurmë se çdo gjë ishte në rregull me kompaninë fituese ‘Petrol Company’. Por këtë ‘rregullshmëri’, kryetari i Prishtinës nuk guxoi ta nënshkruajë. Ligjërisht të enjten ka skaduar afati i vlefshmërisë së ofertave për tenderin ‘Furnizimi me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e komunës’, të cilin me 8 gusht e pati fituar kompania ‘Petrol Company’.

Pra, sipas Ligjit të Prokurimit oferta e ‘Petrol Comany’ nuk është më valide. Para pak ditësh, kryetari i Prishtinës ka thënë për gazetën Tribuna se ende nuk ka mundur ta lexojë në tërësi kontratën me furnitorin e naftës, në mënyrë që më pastaj ta vërë nënshkrimin.

“Deri më tani nuk kemi pasur shumë kohë ta lexoj kontratën, se janë plotë gjera që nuk po presin. Tash jemi duke e shikuar ngadalë, për të parë të gjitha detajet, ngase kur ta qes nënshkrimin pastaj nuk dua të kem asnjë telashe. Përndryshe kontrata me ‘ Oti Petrol’, akoma është valide”, ka thënë kryetari Ahmeti./Tribuna/.