.
×

Shpend Bajrami: Ata vërtet nuk bënë fakultet për vete, por ndikuan dhe krijuan njerëz me diploma fakulteti



Ata… *Ata vërtet nuk bënë fakultet për vete, por ndikuan dhe krijuan njerëz me diploma fakulteti bile edhe doktorota me mesatare 10!

*Ata, nuk u bënë ministra, por veshën personat më të dobët me pushtet – nivel ministri që kurrë mendja nuk ju kishte shkuar se do të uleshin ndonjëherë në kolltukun e ministrit që është me plot përgjegjësi… *Ata, nuk diskutojnë shpesh për opinione, por krijuan opinionista – analista që disa i shajnë e disa i lavdërojnë dhe në fund diskutimin të gjithë e mbyllin duke iu thurr lavde padronave të tyre!

*Ata, folën pë zhvillim ekonomik, por ekonomistat e zgjuar i larguan nga vendi dhe i zëvendësuan me ata që kalkulimet i bëjnë me rabush,  *Ata, folën për kulturë por, artistët i injoruan dhe i zëvendësuan me … *Ata flasin për zhvillim të arsimit, por mësimdhënësit i lënë pa rroga, një herë në dy muaj i paguajnë 400 €  *Ata flasin për shëndetësi, por mjekët i detyrojnë të ikin, e nëse disa nuk ju jepet rasti të ikin përshkak të moshës, sigurisht fëmijët e tyre i këshillojnë që të ikin sa më larg nga ky vend,

*Ata, flasin për drejtësi, por drejtësinë e qëndisin gjithmonë në favor të tyre,  *Ata, flasin për siguri, por sigurinë ua lan në dorë të gjithë atyre që kurrë familja e tyre nuk iu besonte sepse si të rinjë delikuent që ishin ua vidhnin portofolin prindërve,  *Ata, ata, ata … gjithçka shkatërruan, asgjë nuk lan të kultivohet, ata edhe lulet i këputën sepse donin aromën vetëm për vete kështuqë e zhdukën edhe aromën e luleve për ne të tjerët, nuk lan ajr të pastër…

Prandaj sot çdo njëri ik, – Ikin, të rinjtë jo që s’kan lek, apo punë por thjeshtë se nuk munden më t’a akceptojnë një lidership të këtij niveli low! – Ikin, ata që nuk i lanë kurrë të punësohen edhepse i plotësonin kushtet për atë vend pune,  – Ikin ata që studjuan në kohën kur nuk ishin këta pushtetar, – Ikin ata, që studjuan edhe gjatë kësaj periudhe, – Ikin edhe ata që i punësuan, sepse … nuk durohet gjithnjë dhuna psikologjike “ne të punësuam”, – Ikin, ikin, ikin të gjithë duan të ikin!  Vendi do të trashëgohet nga: ● Shefat, ● Drejtorat, ● Ministrat e përjetshëm, ● Kryetarët e degëve,  ● “Bisnesmenët” – kontrabandistë të lidhur me dreqin, ● Hibridët, natyralistët,  Nga çdo kush do të trashëgohet vetëm nga shqiptari i vërtetë JOOO!