.
×

Shpend Ahmeti zëvendës i Hashim Thaqit në dialogun me Serbinë?



Sipas burimeve të Botapress-it rezoluta e PSD-së parasheh që kryetari i këtij subjekti të ketë një ndër rolet më të rëndësishme në dialogun me Serbinë , dhe atë si zëvëndkryenegociator.

Poashtu edhe Shpend Ahmeti ka folur në lidhje me këtë në emisionin “Rubikon” dhe rezolutën që e ka dërguar  sot në Kuvendin e Kosovës, por e cila nuk ka arritur të votohet në mungesë kourumi.

Ahmeti ka thënë se rezoluta e PSD-së, është fitimprurëse për Kosovën dhe se i garanton integritetin shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se ky bashkim i tyre në ekipin negociator lidhet pikërisht për shkak të interesave të shtetit.

Ahmeti ka shtuar se ky vendim ka ardhur sidomos pas presionit të vendeve të BE-së dhe shteteve mike të Kosovës. Ai ka thënë se është hajagre nëse arsyetimi i tyre para BE-së është që ata nuk mund të ulen në një një tavolinë me PDK e pushtetin.

Botapress mëson se nëse kjo rezolutë kalon, Ahmeti pritet të marr këtë rol të rëndësishëm./BP/