[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmeti tregon se si duhet të përcillet përqindja e testimeve dhe rasteve



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është mirë të përcillet si përqindje, rastet pozitive nga numri i testeve. Vetëm sot sipas tij 29 për qind e të testuarve janë pozitiv.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).

Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Për rastet e fundit ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ka thënë se është mirë të përcillet si përqindje, rastet pozitive nga numri i testeve. Vetëm sot sipas tij 29 për qind e të testuarve janë pozitiv.

“514 raste sot në Kosovë por 1750 teste (rekord). Mirë është të përcillet si përqindje, rastet pozitive nga numri i testeve. Sot 29 përqind!”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

Menu Title