.
×

Shpend Ahmeti s’merr pjesë në prezantimin e platformës së Albin Kurtit, kjo është arsyeja! (Foto)



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli po qëndron për vizitë në Tiranë, ku janë pritur në Bashkinë e Tiranës nga krytari Erion Veliaj.

Lajmin për vizitën në Tiranë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.

Përveç nënkryetarit Pacolli, gjatë vizitës në Tiranë, Ahmetin po e shoqërojnë edhe drejtorët komunalë.