.
×

Shpend Ahmeti nuk shkon në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës



 

Këshilli i Qendrës së Prishtinës, i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen, e cila po mbahet në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhje të brendshme në Lëvizje, aty nuk është parë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti nuk ka qenë as dje kur kandidati për kryetar Albin Kurti ka prezantuar platformën e tij udhëheqëse.

Aty po merr pjesë kandidati për kryetar Albin Kurti, pastaj Albulena Haxhiu, Adem Mikullovci, Smail Kurteshi, e të tjerë.