[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmeti: Nuk do të na duhen partitë nëse humben mbi 50 mijë vende të punës



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar faktit që sot nuk ka dalur asnjë rast pozitiv në qytetin që drejton.

Mirëpo, për Ahmetin mbetet shqetësues fakti që akoma nuk po merren vendime për t’u hapur ekonomia, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se nuk do të duhen asgjë partitë politike kur të humben mbi 50 mijë vende të punës, e cila gjë nënkupton se mund të ndodhë me këto vonesa të marrjes së vendimit për hapjen të bizneseve.

“0 (zero) raste në Pr! Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik!  Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës.  Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…””, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Shpend Ahmeti ka qenë i pari politikan që në fillim kërkoi mbylljen e shkollave pas shpërndarjes se COVID 19, e cila gjë rezultoi e saktë. Tani, po ashtu, Ahmeti është politikani i parë që po kërkon hapje të tërësishme të ekonomisë.

Menu Title