[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmeti i fton qytatërt edhe në kohë pandemie: Prite n’Shesh, Vitin e Ri 2021!



 

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin për lëshimin e dritave dekoruese në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë.
Si cdo vit më parë edhe këtë vit sheshi ka marrë një pamje mahnitëse, raporton Botapress.
Por për dallim prej viteve të tjera, këtë vit sheshet dhe rrugët e Prishtinës janë të boshatisura gjatë mbrëmjeve të vona për shkak të masave parandaluese kundër Coronvirusit. Në këtë drejtim, meqenëse Prishtina prin si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga numri i rasteve me fatalitet, atëherë duket se zbukurimi i Sheshit Nëna Tereze është bërë kot së koti.
Madjë në një nga pamjet zbukurues për këtë vit është shkruar edhe sllogani “Prite n’Shesh” porosi kjo për pritjen e vitit të ri në sheshin e Prishtinës.
Por a do të organizohet edhe këtë vit pritja e Vitit të ri në Sheshin e Prishtinës?
Kjo nuk varet nga Shpend Ahmeti, as nga qytetarët e Prishtinës!

Menu Title