[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shorti i Kupës së Kosovës, ky është lajmi i fundit



Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për hedhjen e shortit për gjysmëfinale të Kupës. Kanë mbetur katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kosovës. Prishtina, Ballkani, Drenica dhe fituesi aktual i Kupës, Feronikeli kanë mbetur në garë.

FFK ka njoftuar se të martën me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për gjysmëfinale. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit me 22 prill.

 

Menu Title