[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon sulmin ndaj një banke komerciale në Ferizaj



Shoqata e Bankave të Kosovës dënon rëndë sulmin kriminal të grupeve të armatosura me lëndë eksplozive të shkaktuar në mëngjesin

e sotëm të datës 17.10.2020 ndaj njërës nga bankat komerciale në qytetin e Ferizajit.
Këto sulme kanë për qëllim fuqizimin e grupeve kriminale në Kosovë dhe rrënimin e rendit dhe ligjit në vendin tonë duke kërkuar

që të gjejnë një hapësirë në Kosovë për të shtrirë veprimtarinë e tyre kriminale. Kjo nuk duhet lejuar me asnjë kusht nga

institucionet e sigurisë së vendit dhe duhet të përdoren të gjithë mekanizmat shtetërorë të sigurisë për të ju pamundësuar një gjë të tillë këtyre grupeve.
Zona ku është realizuar sulmi është zonë rezidenciale ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth

janë shqetësuar edhe banorët e asaj lagje si dhe është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve në atë rrugë pasi që shpërthimi ka qenë

i përmasave mjaftë të mëdha.
Shoqata e Bankave të Kosovës i bën thirrje të gjitha institucioneve të rendit dhe sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat në

mënyrë që këto grupe të identifikohen sa më shpejtë dhe të sillen para organeve përkatëse të drejtësisë.
Në vitin 2019 Shoqata e Bankave të Kosovës kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve

të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës për të bashkërenduar aktivitetet në luftimin dhe

parandalimin e këtyre dukurive. Ky bashkëpunim kishte rezultuar i suksesshëm duke ulur ndjeshëm numrin e sulmeve ndaj

bankave përgjatë vitit 2019 dhe 2020.
Shoqata e Bankave të Kosovës po ashtu bën të ditur se bankat kanë ndërmarrë një sërë masash për të rritur sigurinë dhe

rrjedhimisht mundësia për këto grupe kriminale për të përfituar nga këto sulme është minimale. Megjithatë, mundësia për të

shkaktuar dëme materiale te bizneset dhe për të rrezikuar jetë njerëzish mbetet mjaft e lartë, thuhet ne kumtesen e Shoqates se

Bankave te Kosoves, percjelle Botapress,

 

Menu Title