.
×

Shoqata „DARDANIA“ në Lennestadt festoi 28 nëntorin, diten e Pavarësisë



Në lokalet e Shoqatës Dardania në Lennestadt. bashkatdhetarët që jetojnë në Lennestadt, Kirchhundem dhe më gjerë. Me 24.11.2018 festuan 28 Nëntorin. Mbrëmjen festive e hapi Kryetari i Shoqates z. Nesimi Sylka duke i përshëndetë të pranishmit.

Nënkryetari u Shoqates z. Agim Alushi  vazhdoi me një program muzikor të organizuar enkas për këtë mbrëmje. Ai kishte ftuar grupin muzikor „vëllezërit Tahiri“, të cilët i argëtuan të pranishmit me muzikë popullore për më shumë se 6 orë. Vlenë theksuar se të pranishëm në këtë mbrëmje festive ishin shumë veprimtarë dhe kontribues nga gjitha trevat Shqiptare.Kishte nga Kosova, Shqipëria, Anamali, Iliria e Lugina e Preshevës.

Ishte i pranishëm edhe Kryetari i LDK-së për NRW z. Jakup Gërguri. Sipas kërkesave nga të pranishmit u kndua për President RUGOVËN, për Heroin Adem Jasharin, Hero Zahir Pajazitin, iu këndua Shqipërisë, Kosovës, u kënduan edhe  këngë qytetarë dhe tjera.

Emocionale ishte në këtë mbrëmje festive ishin edhe shumë momente kur këndonin të gjithë s’bashku me grupin muzikor. Në fund, siq është bërë tashmë shprehi e tubimeve të tilla u bënë edhe shumë foto për kujtim të kësajë feste  madhështore. Në shenjë KUJTIMI për veprimtarin Gani Azemi në 7 vjetorin e shkuarjes ne amshim.(foto ; Ganiu musafir në Nendegen e LDK-së për NRW para shumë vitesh)./Botapress/